Futbollistet e Kombëtares së Shqipërisë kanë pësuar disfatë me rezultatin 2:0 nga Turqia.
Ndeshja e zhvilluar të hënën pasdite në Stamboll ishte miqësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBusem Sheker shënoi për 1:0 në minutën e 16-të. Realizatorja e golit të dytë ishte Selen Gul Altunkulak në minutën e 82-të.
Shqipëria dhe Turqia zhvilluan edhe një miqësore të premten. Ajo ndeshje përfundoi 1:1.
Futbollistet e Shqipërisë në muajin mars i luajnë ndeshjet e para të kualifikimeve për Kupës së Botës që mbahet në Brazil në vitin 2027.
Të hënën ndeshje zhvilluan edhe futbollistet e Shqipërisë U19.
Shqipëria U19 e zhvilloi ndeshjen e tretë dhe të fundit të raundit të parë të kualifikimeve të Evropianit 2026. E mposhtën Lihtenshtajnin me rezultatin e thellë, 5:0.