Shqipëria ka fituar 2 me 3 në miqësoren ndaj Turqisë si mysafire.
Armando Sadiku realizoi dy golat e parë në ndeshje. Ai shënoi pas dy asistimeve nga Odise Roshi. Të dy golat erdhën në pjesën e parë. Në fund të kësaj pjese, Ledian Memushaj u ndëshkua me të kuq për të lënë kuqezinjtë me një futbollist më pak në fushë.
Në fillim të pjesë së dytë, turqit ngushtuan përmes Underit, por Eros Grezda riktheu epërsinë e dyfishtë te kombëtarja shqiptare. Në minutën e 60-të erdhi goli i fundit në ndeshje, i shënuar nga Akbaba.
Artikuj të ngjashëm