Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sadiku i lumtur për dy golat ndaj Turqisë

Armando Sadiku është shprehur i lumtur për fitoren 2 me 3 në miqësoren ndaj Turqisë dhe dy golat e tij të shënuar.

Në të dy golat ai u asistua nga Odise Roshi të cilin e ka falënderuar pas takimit.

“Unë futem në fushë gjithmonë për të dhënë maksimumin dhe për të shënuar, ndonëse jo gjithmonë ia dal ta çoj topin në rrjetë. Me Roshin luaj prej kohësh dhe kuptohemi mjaft mirë. Si ai, ashtu edhe Grezda arrijnë të driblojnë mirë dhe të krijojnë hapësira, ndaj ndihem mjaft mirë, sepse kam më shumë mundësi shënimi”, tha sulmuesi kuqezi, raporton KP.