Futbollistet e Shqipërisë kanë barazuar në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve. Të premten pasdite në “Loro Boriçi” në Shkodër, Shqipëria luajti 1:! Me Hungarinë.
Golin për Shqipërinë e shënoi Qëndresa Krasniqi në minutën e 26-të. Hungaria barazoi në minutën e 74-t.
Të martën Shqipëria luan ndaj Irlandës së Veriut në Belfast.
Shqipëria garon në Ligën B të Ligës së Kombeve, që është niveli i dytë. Në grup e ka edhe Irlandën.
Kosova është në Ligën C, që është niveli i tretë.
Ndeshjen e parë e luan më 26 shtator në udhëtim ndaj Bullgarisë. Të premten, Bullgaria fitoi 1:0 ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Artikuj të ngjashëm