Futbollistet e Shqipërisë i kanë nisur me fitore kualifikimet për Kupën e Botës 2027.
Të martën në Nikshiq, Shqipëria fitoi 2:1 ndaj Malit të Zi.
Të dy golat për Shqipërinë i shënoi Megi Doçi. Ajo shënoi në minutën e 70-të për 1:1 dhe të 76-të për 2:1.
Shqipëria garon në Grupin 1 të Ligës B, që është niveli i dytë. Në grup janë edhe Uellsi dhe Çekia.
Më 7 mars lojtaret kuqezi luajnë në Shkodër ndaj Çekisë.
Artikuj të ngjashëm