Futbollistet e Kosovës kanë barazuar në ndeshjen e parë të edicionit të parë të Ligës së Kombeve. Kosova të martën barazoi pa gola me Bullgarinë, në kuadër të Grupin 5 të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Liga C është niveli i tretë, përkatësisht i fundit në Ligën e Kombeve.
Ndeshja Bullgari – Kosovë u zhvillua në stadiumin “Lokomotiv” në Plovdiv. Kosova ndeshjen e ardhshme e ka më 27 tetor, kur luan ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Kosova kërkon avancimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm. Avancimi është i mundur edhe nga pozita e dytë.