Futbollistet e Kosovës U17 kanë barazuar në ndeshjen e parë të turneut kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm. Kosova ka luajtur pa gola ndaj Armenisë në ndeshjen që i ka takuar Grupit B1 në kuadër të Ligës B. Ndeshja është luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupit, Maqedonia e Veriut ka triumfuar ndaj Gjeorgjisë me shifrat 5:0 dhe i prinë tabelës me tri pikë.
Duelin e radhës, Kosova e luan të premten ndaj Gjeorgjisë, ndërsa ndeshjen e fundit e ka të hënën e ardhshme me Maqedoninë e Veriut. Në kuadër të Ligës B janë pesë grupe, ndërsa fituesit e tyre dhe ekipet e dyta me bilancin më të mirë ndaj skuadrave të para dhe të treta, do të promovohen në Ligën A.