Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shotani: Në shtëpi të kënaq vetëm fitorja

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani, ka thënë pas ndeshjes se skuadra e tij e kërkoi vetëm fitoren, por hasi në vështrësi për ta thyer mbrojtjen e Ferizajt.

Drenica dhe Ferizaj barazuan të dielën pa gola në stadiumin “Bajram Aliu”, në kaudër të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

“Mendoj se në ndeshjet si vendës, vetëm fitorja të kënaq. Barazimin nuk e kërkuam. E kërkuam fitoren nga fillimi. Kundërshtari luajti lojë zonale, lojë të mbrojtjes. Kërkuam golin nëpërmjet krahëve, me topa në thellësi. Më pas u desh të krijonim aksione me mbrojtës të krahut, por nuk ia arritëm qëllimit. Në pjesën e dytë avancuam edhe me një lojtar më shumë në zonën e kundërshtarit dhe dërguam më lartë një mesfushor, por përsëri nuk ia arritëm të shënonim. Rezultati ishte baras, por në aspektet statistikore dominuam”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Bekim Shotani.