Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shotani thotë se barazimi do të ishte epilog real

Trajneri i Drenicës, Bekim Shotani nuk e ka pranuar aspak humbjen nga Dukagjini, të cilën ekipi i tij e pësoi në shtëpi me rezultatin minimal 1:0.

Shotani insistoi se epilogu real i këtij takimi do të ishte barazimi, duke pasur parasysh lojën e treguar dhe dominimin që e kishte ekipi i tij në fushë.

“Pësuam nga një gabim, prej të cilit na ndëshkoi kundërshtari dhe gjithçka përfundoi me atë gol. Ne e filluam ndeshjen shumë mirë, patëm dominimin e lojës dhe ishim në kërkim të golin. Por, në momentin më të mirë pësuam gol dhe na u këputën shpresat. Edhe në pjesën e dytë kërkuam golin e barazimit, të cilin nuk arritëm ta shënojnë. Mendoj se një gol i yni do të ishte me rëndësi, pasi barazimi do të ishte epilogu real i këtij takimi”, tha Shotani.