Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shotani largohet nga Drenica

Pak orë pas humbjes në shtëpi nga Gjilani, skuadra e Drenicës ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Bekim Shotani.

Në njoftimin e klubit, thuhet se palët janë dakorduar për një veprim të tillë pas startit të dobët të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Në tri ndeshje të luajtur në pranverë, Drenica ka regjistruar po aq humbje dhe ka rënë në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm 20 pikë të mbledhura pas 21 xhirove të luajtura. Drenica e ka falënderuar Shotanin për punën dhe angazhimin, si dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.