Edhe tri skuadrat tjera të Kosovës që do të paraqiten në garat evropiane sezonin e ri, saktësisht Ligën e Konferencës, kanë mësuar kundërshtarët eventual për raundin e dytë kualifikues të kësaj gare. Në Ligën e Konferencës, këtë edicion futbollin e Kosovës, do ta përfaqësojnë Llapi, Drita dhe Gjilani.
Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi në raundin e parë kualifikues do të përballet me Buduqnostin e Podgoricës dhe nëse e kalon këtë raund, atëherë do të luajë kundër fituesit të ndeshjes ndërmjet Breidablikut të Islandës dhe Santa Colomas nga Andorra.
Ndërkohë, Gjilani që luan me Liepajan në raundin e parë, në të dytin do të përballet me Young Boysin e Zvicrës.
Skuadra e Dritës që ndeshet me Inter Turkun, nëse kualifikohet tutje, atëherë do të përballet me Royal Antwerpin e Belgjikës.
-
Edhe Drita, Gjilani e Llapi mësojnë kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Konferencës
-
Ndeshje interesante për Dritën në Ligën e Konferencës
-
Caktohen kundërshtarët e mundshëm të skuadrave kosovare për raundin e tretë
-
Skuadrat kosovare mësojnë kundërshtarët e mundshëm
-
Drita pret fituesin e ndeshjes Tikvesh – Breidablik