Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Drita, Gjilani e Llapi mësojnë kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Konferencës

Pas Ballkanit, edhe tri skuadrat tjera të Kosovës që paraqiten në garat evropiane sezonin 2022/23, kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm para tërheqjes së shortit. Për dallim prej Ballkanit që do të luajë në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, skuadra e Dritës, Gjilanit dhe Llapit do të paraqiten në kualifikime të Ligës së Konferencës.

Shorti do të tërhiqet të martën në Nyon të Zvicrës, selinë e UEFA-s. Në sajtin zyrtar të UEFA-s, thuhet se 60 ekipet pjesëmarrëse në short janë ndarë në gjashtë grupe me nga dhjetë ekipe, bazuar në koeficientin e tyre të rangimit. Në të gjitha gjashtë grupet, pesë ekipe janë bartëse dhe pjesë tjera nuk janë bartëse për short.

Drita është bartëse dhe është vendosur në Grupin 1 ku për kundërshtarë të mundshëm mund ta ketë Inter Turkun (Finlandë), Panevezys (Lituani), Paide Linnameeskond (Estoni), Akademija Pandev (Maqedoni e Veriut) dhe Hamrun Spartans (Malta). Në Grupin 2 është ekipi i Gjilanit që nuk është bartës në short dhe skuadrat me të cilat mund të përballet janë Kups Kuopio (Finlandë), Laçi (Shqipëri), Mura (Slloveni), Liepaja (Letoni) e Kauno Zhalgiris (Lituani). Edhe Llapi që do të paraqitet për edicionin e dytë rresht në Ligën e Konferencës nuk është bartës dhe është pjesë e Grupit 3. Kundërshtarët e mundshëm të Llapit në raundin e parë kualifikues janë Olimpija (Slloveni), Buduçnosti (Mali i Zi), B36 Torshavn (Ishujt Faroe), Gzira United (Maltë) e St. Joseph’s (Gjibraltar). Ndeshjet e para të këtij raundi do të luhen më 7 dhe 14 korrik.

Artikuj të ngjashëm