Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Short i favorshëm për kampionen e Kosovës

Drita

Kampionia e Kosovës, Drita, e ka mësuar kundërshtarin e mundshëm të plejofit të Ligës së Konferencës. 

Nëse e kalon rundin e tretë kualifikues, Drita do të përballet në plejof me fituesin e ndeshjes ndërmjet Flora Tallinn dhe Inter Club d’Escaldes.

Fillimisht synimi i skuadrës gjilanase është që ta kalojë raundin e tretë kualifikues të “UEFA Conference League”. 

Drita në rrethin e tretë kualifikues do të përballet me klubin nga San Marino, Tre Fiori.

Ndeshjen e parë ndaj Tre Fiorit, Drita e luan të enjten në udhëtim. Ndërsa ndeshja e kthimit luhet një javë më pas në Prishtinë.

Edhe Drita e vazhdon me fitore rekorde kampanjën që e nisi keq Futboll Drita e vazhdon me fitore rekorde kampanjën që e nisi keq

Drita në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës e eliminoi skuadrën nga Malta, Floriana. 

Skuadra nga Gjilani së fundi është ndarë me trajnerin Zekirija Ramadani.