Ballkani e Prishtina paraqiten në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Por tashmë dihen edhe kundërshtarët e mundshëm të dy skuadrave, nëse kualifikohen në raundin e tretë.
Shorti për raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës është sot, ndërsa prej kundërshtarëve të mundshëm të Ballkanit e Prishtinës janë edhe AZ Alkmaari i Holandës, Varazhdini i Kroacisë, Vllaznia dhe Maribori i Sllovenisë.
Drita, nëse e kalon Copenhagenin në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, mund të përballet me Lech Poznanin e Polonisë, Malmon e Suedisë dhe disa skuadra të tjera. Nëse eliminohet, Drita vazhdon në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Evropës. Dhe në atë garë, mund të përballet me Shkëndijën e Tetovës dhe disa skuadra tjera.
-
Raundi i tretë - short i mirë për Ballkanin, jo për Prishtinën
-
Malisheva ndaj Vllaznisë në Ligën e Konferencës, Ballkani me kundërshtar nga Uellsi
-
Drita me kundërshtar nga Lituania në kualifikimet e Championsit
-
Prishtina e Gjilani luajnë për “Evropë”
-
Mësohet rruga se me kë mund të luajë Drita në 1/8 e finales