Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkolla e futbollit “Zidane” mbyll vitin me mirënjohje

Fëmijët e shkollës së futbollit Zidane, janë mbledhur për të festuar sukseset e vitit 2017 së bashku. Për t’i shpërndarë dhuratat dhe mirënjohjet i ftuar ishte përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Ramiz Krasniqi.

I lumtur me sukseset e arritura në vitin 2017, u shpreh edhe trajneri Muhamet Dragusha.

Shkolla e futbollit Zidane, nuk merr pjesë në garat e organizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës, por një gjë e tillë pritet të ndodh në vitin 2018.