Futboll

Drita prezanton Zidanen

Sukses historik i Dritës, kualifikohet në Ligën e Konferencës

Foto: Ilustrim

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Drita, ka prezantuar transferimin e saj më të ri. 

Mesfushori 19-vjeçar Mamadou Ben Zidane i është bashkuar Dritës nga SC Bastia e Francës. 

“FC Drita ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e lojtarit të ri në radhët tona, Mamadou Ben Zidane. Mesfushori 19-vjeçar i bashkohet klubit tonë nga ekipi francez SC Bastia, duke sjellë energji të re dhe potencial të madh për të ardhmen. Me talentin dhe aftësitë e tij, Zidane pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën bardhekaltër në garat vendore dhe ndërkombëtare. FC Drita i uron mirëseardhje Zidanes-s në familjen bardhekaltër dhe i dëshiron shumë suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tij. Mirë se vjen, Mamadou!” – ka shkruar Drita në faqen zyrtare.