Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane mund ta marrë drejtimin e Marseillet

Zinedin Zidane

Zinedine Zidane nuk ka marrë rol drejtues te ndonjë skuadër për afër dy vjet.

Pas edicionit 2020/21, francezi dha dorëheqje nga Real Madridi, por Zidane mund të bëhet trajner i një skuadre në Francë.

Mediat franceze kanë shkruar të premten se 51-vjeçari mund ta marrë drejtimin e Marseillet, por me kushtin që në skuadër të ketë investitor nga Arabia Saudite.

Sidoqoftë, pronari aktual i skuadrës së madhe franceze, Franck McCourt, ka bërë të ditur së fundmi se Marseille nuk është në shitje.

Zidane me Real Madridin ka fituar tri herë rresht Ligën e Kampionëve si trajner, ndërsa ka fituar edhe trofeun e Superkupës së Evropës dhe Kupës së Botës për klube. Titullin në La Liga e fitoi dy herë, dhe e ka një Superkupë të fituar po ashtu.

Artikuj të ngjashëm