Kanë kaluar katër vjet që kur Zinedine Zidane dha dorëheqje si trajner i Real Madridit. Francezi 53-vjeçar e theksuar vazhdimisht dëshirën e tij për t’u kthyer në punën e trajnerit.
Viti tjetër mund të jetë koha e duhur. Ish-fituesi i Kupës së Botës është kandidat për ta zëvendësuar Didier Deschampsin si selektor i Francës.
Deschamps, ka njoftuar se do të tërhiqet pas Kupës së Botës pas 14 vitesh si selektor i Francës.
Largimi i tij do t’i hapte rrugën ish-trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane. Ai ka qëndruar i heshtur deri më tani.
Zidane si trajner i Realit ka fituar dy tituj, një Superkupë, tre Liga të Kampionëve, një Superkupë të Evropës dhe dy Kupa të Botës për klube.