Shkolla e futbollit “Soccer Center Zidane” është njëra ndër shkollat e futbollit që funksionon në Prishtinë. Puna në të cilën bëhet në këtë shkollë është mjaft profesionale, duke filluar nga rekuizitat që fëmijët i mbajnë veshur, edukimi, dhe disiplina që mbretëron gjatë stërvitjeve, e që udhëhiqen nga trajneri kryesor i ekipit, Muhamet Dragusha.
Ish-futbollisti i mirënjohur i futbollit kosovar, stërvitjet i zhvillon edhe me ndihmën e trajnerit tjetër, futbollistit aktiv Visar Zogianit, si dhe asistentit Diellon Dragusha. 39-vjeçari që si futbollist zhvilloi karrierë në shumë klube kosovare, përfshirë edhe Prishtinën, tregon arsyet se pse këta fëmijë vijnë të ushtrojnë te ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë stërvitjen, që e përcolli Sporti në KTV të premten, Dragusha në fushë e pati gjeneratën 2005/2006, por se këta të rinj, nuk janë të vetmit që zhvillohen si futbollistë.
Në fillim të stërvitjes u pa disiplinë e madhe, me Dragushën që i tregonte secilit detyrat që i ka për t’i kryer deri në përfundim të seancës stërvitore. Treningu filloi me koordinime, të cilat ndihmojnë edhe në ngrohjen e muskujve të lojtarëve të rinj, që janë të domosdoshme para fillimit të çdo stërvitjeje. Kjo vazhdimësi zgjat deri në 20 minuta. Në stacionin e dytë, vazhdohet me koordinime të tjera, kontrollim të topit, si dhe teknikë.
Kjo shkollë e futbollit momentalisht nuk merr pjesë në gara të organizuara nga Federata e Futbollit të Kosovës, por një gjë e tillë pritet të ndodhë vitin e ardhshëm.
Një stadium i veçantë për grupmoshat e reja, është synimi tjetër i kësaj shkolle. Në total, “Soccer Center Zidane” momentalisht numëron 115 futbollistë, ndërsa para 3 vjetësh kur ishte themeluar si shkollë futbolli, nisi me vetëm katër të tillë.