Klubi i futbollit Prishtina ka bërë të ditur se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Alban Dragusha.
Dragusha mori drejtimin e Prishtinës më 18 mars, ndërsa të enjten është njoftuar për largimin e tij.
Ai zëvendësoi trajnerin Afrim Tovërlani.
Prishtina të mërkurën mbrëma pranoi dështimin.
Prishtina përfundoi me pikë të barabarta me Llapin që mbeti në barazh.
Llapi e mbylli edicionin në vendin e tetë me pikë të njëjta me Prishtinën, 49. Por Prishtina kishte rezultate më të mira në duelet e drejtpërdrejta me Llapin dhe përfundoi e shtata.
Edhe
Fundjavë e “zjarrtë” e Superligës
Llapi do të përballet me Dinamon e Ferizajt në barazh për vend në Superligë në edicionin 2026/2027. Dinamo e ka fituar barazhin e Ligës së Parë.
Prishtina është në bisedime me ish-trajnerin e Ballkanit, Orges Shehi.