Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shkëmbim lojtarësh mes Leicesterit dhe Monacos

Leicester City është shumë afër huazimit të mesfushorit Youri Tielemans nga Monaco ndërsa në drejtim të kundër pritet të shkojë Adrien Silva.

Belgu, 21-vjeçar, ka udhëtuar për në Angli që të kryejë testet mjekësore edhe pse ende nuk është arritur marrëveshje mes dy klubeve, transmeton BBC.

Silva dështoi të tregojë formën e tij më të mirë në King Power Stadium që prej transferimit të tij nga Sportingu i Lisbonës për 22 milionë funte në vitin 2017.

Ai u detyrua të priste deri në gjashtë muaj që të debutonte në fanellën e Leicesterit pasi dokumentet e transferimit arritën në FIFA me 14 sekonda vonesë.

Artikuj të ngjashëm