Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më shumë pikëve të plota të marra në udhëtim.
Të dielën, Ballkani fitoi në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas me rezultatin 2:0, me një gol të Ermal Krasniqit dhe një të Mirlind Dakut nga penalltia.
“Është e vërtetë që ishte një ndeshje e rëndësishme. Por, tre pikët janë më të rëndësishme. Ishte një kundërshtar i fortë, patëm raste të humbura, por në këto ndeshje, më të rëndësishme janë tre pikët. Lufta për objektivat që kemi bëhet shumë e vështirë”, theksoi pas ndeshjes Shkëmbi.
Artikuj të ngjashëm
-
Shkëmbi përgëzon lojtarët, thotë se Ballkanin e presin edhe pesë finale deri në fund
-
Ballkani triumfon ndaj Feronikelit dhe rikthehet në pozitën e dytë
-
Shkëmbi e vlerëson të madhe fitoren ndaj Trepçës ‘89
-
Bledi Shkëmbi i kënaqur me fitore, por thotë se ka vend për përmirësime
-
Shkëmbi i kënaqur me fitoren por kërkon përmirësime