Lionel Messi e Julian Alvarez kanë shkëlqyer në fitoren e thellë dhe të lehtë të Argjentinës ndaj Kroacisë. Të martën mbrëma, Argjentina fitoi 3:0 ndaj Kroacisë për t’u bërë finalistja e parë e Kupës së Botës në Katar.
Të dielën në finale, Argjentina takohet me fituesin e ndeshjes Franca – Maroku. Ndërkohë Kroacia të shtunën luan për vendin e tretë.
Superylli Lionel Messi ka realizuar penallti në minutën e 34-t për rezultatin 1:0. Ai goditi fuqishëm dhe saktë nga pika e bardhë. Ishte goli i 11-të i Messit në Kupën e Botës dhe kështu është bërë golashënuesi më i mirë i Argjentinës në histori të Botërorëve. Për Messin ishte ndeshja e 25-të dhe ai është barazuar me ikonën gjermane, Lothar Matthaeus sa i takon paraqitjeve në Botëror. Tani Messi ndan rekordin me gjermanin e famshëm.
Julian Alvarez është ende në fillim të karrierës, por ka shfaqur tjetër ndeshje të madhe. Pos që nxori penalltinë e konkretizuar nga Messi, 22-vjeçari shënoi dy golat e tjerë.
Pasi mori top nga Messi thuajse në gjysmën e fushës, Alvarez në minutën e 39-të dribloi disa lojtarë të Kroacisë për të konkretizuar me gol kundërsulmin.
Edhe
Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht
Me 2:0 përfundoi pjesa e parë.
Kroatët u munduan të reagojnë në fillim të pjesës së dytë, por pa shumë sukses. Në minutën e 69-të, Messi pati tjetër moment magjie. E kaloi disa herë mbrojtësin më të mirë të Kroacisë, Joshko Gvardiol, pas një shpërthimi në krah. Dhe bëri pasim mjeshtëror për Alvarezin që shtyu topin në rrjetë për 3:0.
Më pas argjentinasit ulën ritmin, ndërsa kroatët sikur u pajtuan me disfatën. Dhe gola të tjerë nuk u shënuan.
Messi ka paralajmëruar se ky është Botërori i fundit për të. Ai po bën përpjekje maksimale për ta fituar Kupën e Botës, trofeun e vetëm që i mungon. Messi ka shkëlqyer në Katar deri më tani, ndërsa do ta udhëheqë Argjentinën edhe në finale, me synim që në fund ta ngrejë trofeun lartë.
Alvarez 3:0
Argjentina po udhëheq 3:0 ndaj Kroacisë.
Lionel Messi asistoi për Julian Alvarezin që shënoi në minutën e 69-të.
Pjesa e parë
Argjentina është në epërsi bindëse, 2:0, pas pjesës së parë. Argjentina ka shfaqur më shumë se Kroacia, ndërsa ka realizuar me Messin dhe Alvarezin.
Kroacinë e pret punë shumë e vështirë për t’u kthyer në lojë.
Supergol i Alvarezit
Edhe
Alvarezi ka statistika më të mira se Messi
Argjentina po udhëheq 2:0 ndaj Kroacisë.
Julian Alvarez ka shënuar në minutën e 39-të, pas një driblimi të jashtëzakonshëm. Ai shënoi pas një kundërsulmi.
Shënon Messi
Lionel Messi ka goditur fuqishëm nga pika e bardhë, për ta kaluar Argjentinën në epërsi ndaj Kroacisë. Messi shënoi në minutën e 34-t për 1:0.
Portieri Dominik Livakoviq ishte pa gjasa pas goditjes shumë të fortë dhe të saktë të Messit.
Ende pa gola në gjysmëfinale
Është luajtur minuta e 25-të e ndeshjes gjysmëfinale mes Argjentinës dhe Kroacisë. Gola nuk janë shënuar ende.
Argjentinasit kanë provuar më shumë, por pa finalizim deri më tani.
Nis ndeshja Argjentina - Kroacia
Ka nisur gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Kroacisë.
Takimi po luhet në stadiumin “Lusail”.
Edhe
Argjentina me rikthim mahnitës për finalen e dytë rresht
Fituesi kalon në finale, ndërsa humbësi i kësaj ndeshje luan për vendin e tretë.
Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet nesër mes Francës dhe Marokut.