Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Milan – Inter

Brenda disa orësh janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në mes të Milanit dhe Interit. Kjo ndeshje do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme nga ora 21:00.

Po ashtu interesimi është i madh edhe për ndeshjen e kthimit që do të luhet më 16 maj.

Klubi i Milanit ka njoftuar për shikuesit e tij që biletat për ndeshjen e kthimit do të shiten “online” më 4 maj nga ora 12:00. Çmimi i biletës është 69 euro.

Milani ka fituar shtatë trofe të Ligës së Kampionëve, kurse Interi tri.

Artikuj të ngjashëm