Sport

Shenjëtari Ibrahimi nuk kalon tutje në Lojërat Mesdhetare

Shenjëtari Drilon Ibrahimi nuk është kualifikuar tutje në 10 metra pushkë ajrore. Ai doli i parafundit prej 22 garuesve pjesëmarrës në disiplinën pushkë ajrore me gjithsej 605 pikë.

Pas tij u rendit vetëm garuesi i Qipros, Georgios Evangelou, ndërsa tetë vendet e para kanë kaluar tutje në kualifikimet e Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Vendin e parë e zuri serbi, Llazar Kovaçeviq me 632 pikë.

Në shenjëtari do të marrë pjesë edhe Nexhat Sahiti. Sahiti do të garojë në 10 metra pistoletë ajrore.