Shenjëtari Nexhat Sahiti ka përfunduar i 31-i në garën 10 metra pistoletë ajrore në Lojërat Evropiane “Krakova 2023”.
Sahiti mblodhi 568 pikë, duke mos arritur të kualifikohet në finale.
Sot ka garuar edhe atleti Muhamet Ramadani, që përfundoi në vendin e tretë në hedhje të gjyles në Divisionin e Tretë.