Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri shkëlqen në fitoren e Chicagos

Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren skuadrës së tij Chicago Fire në udhëtim te Vancouver Whitecaps me shifrat 3:1.

Shaqiri shënoi një gol dhe bëri një asistim në këtë përballje.

Në minutën e 13-të e ndeshjes me një gol të bukur, Shaqiri kaloi në epërsi Chicagon prej 1:0.

E krejt në fund të ndeshjes, Shaqiri ishte përsëri protagonist kur kësaj radhe asistoi te Mueller që realizoi për rezultatin përfundimtar 3:1. Ky ishte goli i katërt i Xherdanit me fanellën e skuadrës amerikane, derisa ka bërë edhe nëntë asistime.