Xherdan Shaqiri ka kompletuar një tjetër ndeshje me skuadrën Chicago Fire në elitën e futbollit të Amerikës.
Chicago Fire të dielën fitoi me rezultatin 1:0 ndaj Torontos.
Skuadra e Shaqirit fitoi me golin e minutës së 90-të që e shënoi sulmuesi Kacper Przybylko, që hyri në lojë në minutën e 88-të.
Ishte fitorja e tretë rresht për Chicago Firen që tani ka 32 pikë nga 23 ndeshje dhe i afrohet zonës së plejofit.
Futbollisti që përfaqëson Zvicrën, Shaqiri, ka tre gola të shënuar e katër asistime në këtë edicion.
Artikuj të ngjashëm