Xherdan Shaqiri ka vazhduar me formën e mirë te Chicago Fire këtë edicion. Reprezentuesi i Zvicrës ka kontribuar me gol në triumfin e ekipit e tij në kuadër të Kupës së Ligës.
Chicago të premten triumfoi me rezultatin 3:2 për ta startuar me fitore këtë garë.
Shaqiri realizoi nga penalltia në minutën e 69-të për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Për Shaqirin, ky ishte goli i tij i katërt në të gjitha garat për Chicagon, ndërsa ka edhe 5 asistime.
Ai në ndeshjen kundër Minnesotas u inkuadrua nga stoli në minutën e 66-të, ndërsa tre minuta më vonë shënoi golin e parë për Chicagon.