Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri luan në fitoren e Chicago Fire

Xherdan Shaqiri ka luajtur në fitoren e Chicago Fire, të dielën, në kuadër të elitës së futbollit amerikan.

Chicago Fire fitoi me rezultatin 1:0 në udhëtim te Sporting Kansas City.

Ishte fitorja e dytë rresht. Golin e fitores mysafirët e shënuan në minutën e 47-të nëpërmjet sulmuesit Fabian Herbers. Shaqiri luajti nga minuta e 59-të e ndeshjes.

Me këto tri pikë, Chicago Fire largohet nga pjesa e poshtme e tabelës. Në 19 ndeshje ka mbledhur 23 pikë.