Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Shaqiri asiston në fitoren e Chicagos

Xherdan Shaqiri ka asistuar golin e vetëm në fitoren 1:0 që Chicago Fire e ka shënuar në udhëtim ndaj New York Red Bullsit të shtunën.

Shaqiri ishte titullar dhe luajti 90 minuta. Ai asistoi në golin e shënuar nga Georgios Koutsias në minutën e 68-të.

Chicago Fire ka 37 pikë nga 31 ndeshje.

Shaqiri këtë edicion në ligën MLS të SHBA-së i ka shënuar tre gola e asistuar tre tjerë.

Artikuj të ngjashëm