Conor McGregor njihet si sportist profesionist i arteve marciale, por emri i tij nisi një ngjitje të jashtëzakonshme në botën e sportit pas ndeshjes së famshme kundër boksierit profesionist Floyd Mayweather, në verën e këtij viti.
Një ndeshje ajo mes dy jo të barabartëve, që mori më pas emrin “sfida e parave”, për shkak të shumës së jashtëzakonshme të sponsorizuesve të vëna në dispozicion të fituesit të ndeshjes, por jo vetëm. Edhe pse McGregor u mposht pastër nga amerikani, ai çoi gjithashtu në llogarinë e tij bankare një shumë të majme parash, që ndoshta nuk do ta kishte fituar kurrë në ndonjë mënyrë tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, irlandezi ka një objektiv primar përpara: të bëhet sportisti më i paguar në botë, edhe pse siç e deklaron vet ai, për vitin 2018 nuk mundet të shkojë më shumë sesa të ngjitet mbi Cristiano Ronaldon në listën e Forbesit, transmeton TCH.
“Mes muajve qershor-korrik të vitit të ardhshëm do të hartohet edhe lista e sportistëve më të paguar të vitit nga revista “Forbes”. Ronaldo ishte numri 1 vitin e kaluar, ndërkohë që unë renditesha në vendin e 24-t me sa mbaj mend. Po tani më kujtohet, në vendin e 24-t me një fitim prej 24 milionë dollarë. Vitin e ardhshëm, nëse gjërat mbeten kështu siç janë, Floyd Mayweather do të jetë në vendin e parë, unë në vendin e dytë, ndërsa Ronaldo do të zbresë në të tretin. Por, nëse arrij të ndeshem edhe nja dy herë të tjera, ndoshta mund të ngjitem në vendin e parë. Për momentin ky është objektivi im: të bëhem sportisti më i paguar i botës në vitin 2018. Me arritjen e këtij objektivi do të synoj t’i afrohem shifrës prej një miliard dollarësh”, thotë McGregor.