Futboll

Ronaldo, sërish sportisti më i paguar në botë

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është sërish në krye të revistës “Forbes” si sportisti më i paguar në botë.

Ronaldo e kryeson listën për herën e tretë rresht, ndërsa në këtë vit, vendin e dytë e zë ylli i ligës NBA, Stephen Curry.

Superylli i futbollit, portugezi Ronaldo, në vendin e parë në këtë statistikë është për herën e pestë përgjatë karrierës së tij.

Të ardhurat e tij janë ngritur prej 15 milionë dollarë, në 275 milionë dollarë.

Më së shumti deri tani ka përfituar ish-kampioni i botës në boks, Floyd Mayweather, që kishte përfitime prej 300 milionë dollarëve në vitin 2015.

Ronaldo është 40-vjeçar, ndërsa karrierë bën në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, Al Nassr.

Kësaj skuadre iu bashkua në dhjetor të vitit 2022.

I treti në këtë listë të revistës “Forbes” është boksieri britanik Tyson Fury, me përfitime prej 146 milionë dollarëve.

Lionel Messi është i pesti me 135 milionë dollarë përfitime.