Xhiroja e katërt në La Liga vjen menjëherë pas mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Skuadrat që do të paraqiten në Ligën e Kampionëve do të luajnë të shtunën.
Dueli më interesant pritet të jetë ai ndërmjet Sevillas dhe Barcelonës, që nis në orën 21:00.
Barcelona udhëton me vetëbesim të plotë pas fitoreve ndaj Real Sociedadit dhe Real Valladolidit, ndërsa Sevilla, që e ka marrë vetëm një pikë nga tri ndeshjet e para, është në presion të madh, bashkë me trajnerin Julen Lopetegui.
Përderisa trajneri Xavi Hernandez nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim në formacion, Lopetegui mund t’ua japë rastin Adnan Januzajt dhe Kasper Dolbergut, që erdhën si përforcime në skuadër.
Edhe
Barcelona luan derbin me Espanyolin
Andaluzianët e kanë nisjen më të dobët në ligë në 41 vjet, kanë fituar vetëm pesë ndeshje nga 21 të fundit, kurse ndaj Barçës kanë dështuar të fitojnë ndonjë prej 13 takimeve të fundit në La Liga.
Real Madridi do ta zhvillojë ndeshjen e parë në “Santiago Bernabeun” e rinovuar. Do të luajë kundër liderit tjetër, Real Betisit, nga ora 16:15. Madridi dhe Betisi në fillim të sezonit kanë marrë nga tri fitore në po aq ndeshje dhe kryesojnë me nga nëntë pikë. Barcelona, Villarreali dhe Athletic Bilbao kanë nga shtatë pikë.