Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla mposht në udhëtim Levanten e Bardhit

sevilla, la liga, levante, futboll

Sevilla e ka fituar vetëm ndeshjen e dytë në shtatë ballafaqimet e fundit.

Andaluzianët të enjten mbrëma mposhtën Levanten në udhëtim 3:2, në ndeshjen që i takoi xhiros së 33-të të La Ligës spanjolle.

Te Levante që nuk di për fitore ndaj Sevillas prej prillit të vitit 2018, nga minuta e 66-të u inkuadrua Enis Bardhi.

Jesus Corona shënoi dy gola për Sevillan, në minutat 14-të dhe 27-të, ndërsa Jules Kounde e shënoi golin e tretë.

Për vendësit dy golat u realizuan nga Jose Luis Morales në minutën e 22-të dhe Roberto Soldado në minutën e 87-të. Morales humbi edhe një penallti në minutën e 71-të.

Sevilla me këtë fitore mbetet në pozitën e dytë me 63 pikë, 15-të më pak se lideri Real Madridi.

Levante është në pozitën e parafundit në tabelë me 25 pikë.

Artikuj të ngjashëm