Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi kthehet ndaj Sevillas

Mesfushori shqiptar Enis Bardhi do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Sevillas, të cilën skuadra e tij, Levante e luan të dielën në udhëtim në kuadër të xhiros së dhjetë të La Ligas.

Mediumet spanjolle kanë bërë të ditur se Bardhi është stërvitur të mërkurën me pjesën tjetër të ekipit pasi e ka tejkaluar lëndimin që e ka mbajtur jashtë fushës prej fillimit të muaji të shkuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shkaku i lëndimit të këmbës, Bardhi i ka munguar Levantes në gjashtë ndeshjet e fundit kampionale. 26-vjeçari ka vetëm tri paraqitje këtë edicion në La Liga për Levanten, ekip që zë vendin e 18 në tabelë me pesë pikë të mbledhura.