Sevilla ka konfirmuar Eduardo Berizzon si kryetrajner të ri.
47-vjeçari që largohet nga Celta Vigo ka nënshkruar kontratë me klubin e ri për të cilin thotë se është i vendosur të sjellë suksese.
Suksesi më i madh i Berizzos deri tani në karrierë me Celta Vigon ishte kualifikimi në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës sezonin e shkuar.