Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Sevilla ia cakton çmimin Ocamposit

Sulmuesi i krahut, Lucas Ocampos, mund të largohet nga Sevilla gjatë afatit kalimtar të verës. Por, ekipi nga La Liga po kërkon 70 milionë euro për ta lënë të lirë Ocamposin, njofton “AS” të enjten.

Interesim për Ocamposin kanë shprehur skuadrat angleze dhe Sevilla është e hapur për të pranuar të gjitha ofertat.

Ocampos ka kontratë me Sevillan deri në vitin 2024, kurse këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat. 27-vjeçari ka edhe dhjetë paraqitje e dy gola të shënuara me Argjentinën.

Interesim për Ocamposin kanë shfaqur West Ham Unitedi, Wolverhamptoni, Newcastle e Aston Villa.