Sulmuesi i krahut, Lucas Ocampos pritet ta rinovojë kontratën me skuadrën e Sevillas. Krerët e klubit nga La Liga janë në negociata me futbollistin, të cilin duan ta mbajnë në ekip të paktën deri në verën e vitit 2026.
Kontrata aktuale, i skadon Ocamposit në vitin 2024 por paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Sevilla të tentojë ta bindë argjentinasin të mbetet edhe më gjatë në skuadër.
27-vjeçari këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime në 24 paraqitje në të gjitha garat. Ai te Sevilla u transferua në verën e vitit 2019 nga Marseille kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Milani, Genoa e Monaco. Ocampos ka edhe dy gola në tetë paraqitje me Përfaqësuesen e Argjentinës.