Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Wolvesi pas Ocamposit

Lucas Ocampos

Sulmuesi i krahut, Lucas Ocampos ka gjasa të mëdha që edicionin e ardhshëm të luajë në Premier League. Mediumet britanike kanë raportuar të martën se interesim për transferimin e argjentinasit që po shkëlqen këtë sezon te Sevilla, ka treguar skuadra e Wolverhamptonit.

Te ekipi anglez po shpresojnë që mund ta bindin Sevillan në lirimin e Ocamposit në fund të këtij edicioni për 60 milionë euro. Ocampos këtë sezon ka shtatë gola e katër asistime në 35 paraqitje për Sevillan në të gjitha garat. 26-vjeçari ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2024 dhe ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh. Ai karrierë ka bërë edhe te Marseille, Milani, Genoa, Monaco e River Plate.