Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për lojtarin e krahut, spanjollin Lucas Vazquez. Mediumet italiane kanë njoftuar të mërkurën se Juventusi po synon ta transferojë Vasquezin gjatë kësaj vere.
Ai pritet të largohet nga Reali këtë verë, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 10 milionë euro. 31-vjeçari ka kontratë me Realin deri në vitin e ardhshëm, por është i gatshëm që karrierën ta vazhdojë diku tjetër dhe së shpejti pritet të kontaktohet nga Juventusi.
Ai është pjesë e Realit prej vitit 2015, ndërsa edicionin e fundit ka regjistruar 30 paraqitje, ku ka shënuar 4 gola dhe ka bërë 3 asistime në të gjitha garat.