Sport

Vazquez drejt Serie A

Sulmuesi i krahut, Lucas Vazquez, do ta vazhdojë karrierën në Serie A të Italisë. Spanjolli do të largohet nga Real Madridi në janar për t’iu bashkuar skuadrës së Juventusit. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja spanjolle “Marca”.

Mësohet se Vazquez ka marrëveshje personale me Juventusin, ekip që për kartonin e tij do të ofrojë 5 milionë euro.

32-vjeçari ka kontratë me Realin deri në fund të këtij edicioni, por ka kërkuar largimin për shkak të minutazhës së vogël. Në 5 ndeshje të luajtura deri më tani, Vazquez ka regjistruar 165 minuta lojë për Realin. Ai është pjesë e klubit madrilen prej verës së vitit 2015.