Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajaxi pas Ocamposit

Skuadra e Ajaxit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Lucas Ocampos.

“Marca” ka shkruar të hënën se Ajaxi ka nisur negociatat me Sevillan për transferimin e 28-vjeçarit.

Ocampos tek Ajaxi po shihet si zëvendësim ideal për brazilianin Antony, i cili do t’i bashkohet Manchester Unitedit.

Për Ocamposin, skuadra holandeze është e gatshme të ofrojë 30 milionë euro.

Ocampos është pjesë e Sevillas prej vitit 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2024.

Këtë edicion, ai ka tri paraqitje në kampionatin spanjoll, kurse karrierë ka bërë edhe te Marseille, Milani, Genoa, Monaco e River Plate.