Sulmuesi i krahut Lucas Moura do ta vazhdojë karrierën në La Liga të Spanjës. Braziliani do të jetë pjesë e skuadrës së Sevillas, me të cilën tashmë ka arritur marrëveshje, shkruan “AS” të hënën.
Ai te Sevilla do të transferohet si lojtar i lirë dhe do të firmosë kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. 30-vjeçari prej vitit 2018 është pjesë e Tottenhamit dhe në fund të këtij edicioni do të largohet nga ekipi anglez si lojtar i lirë.
Këtë edicion Lucas ka pasur hapësirë të vogël te Tottenhami, ku ka regjistruar 18 paraqitje në të gjitha garat.
Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini, ekip për të cilin luajti pesë vjet, përpara se të transferohej te Tottenhami në Angli.