Sulmuesi i krahut, Lucas Moura, do të largohet nga Tottenhami në verë, por jo edhe nga futbolli evropian. “Daily Mirror” bën të ditur të martën se skuadra të shumta nga Evropa tashmë kanë shprehur interesim për brazilianin, i cili në fund të sezonin do të mbetet lojtarë i lirë.
Mësohet se 30-vjeçari tashmë ka marrë oferta nga Anglia, Italia dhe Spanja, por ende nuk ka vendosur se në cilin vend do ta vazhdojë karrierën.
Lucas prej vitit 2018 është pjesë e Tottenhamit, ndërsa këtë sezon ka pasur hapësirë të vogël tek ekipi londinez, ku ka shënuar një gol në 12 paraqitje.
Ai karrierë në Evropë ka bërë edhe te Paris Saint-Germaini, ekip të cilit iu pati bashkuar në vitin 2013 nga Sao Paulo.