Lucas Moura do të largohet nga skuadra e Tottenhamit në afatin kalimtar të janarit, ka njoftuar “Daily Mail” të hënën.
Mësohet se braziliani tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit për vendimin e tij dhe po shqyrton ofertat. Sulmuesi i krahut nuk është i kënaqur me minutazhën që e ka pasur, pasi këtë edicion ka vetëm 12-të minuta lojë në Premier League.
30-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte dhe gjasat janë të mëdha që të rikthehet në vendlindje për ta vazhduar karrierën. Ai ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2024, ndërsa klubit londinez iu bashkua në vitin 2018 nga Paris Saint-Germaini.
Artikuj të ngjashëm