Sulmuesi brazilian, Lucas Moura, nuk është në planet e Tottenhamit, raporton “Daily Mail”.
Klubi anglez ia ka ofruar 30-vjeçarin skuadrës tjetër angleze, Evertonit.
Moura me Tottenhamin ka kontratë deri në fund të sezonit aktual.
Ish-futbollisti i PSG-së me Tottenhamin këtë sezon ka luajtur 93 minuta në tri ndeshje të Premier Leagues së Anglisë.
Ai tri paraqitje i ka edhe në Ligën e Kampionëve.