Përzgjedhësi i Senegalit, Aliou Cisse, nuk ka qenë në gjendje të jetë i pranishëm në konferencën për shtyp të shtunën, para ndeshjes me Anglinë në Kupën e Botës.
Cisse është raportuar se është i sëmurë dhe se ka temperaturë. Po ashtu është thënë se ai mungoi në stërvitjen e së premtes.
Senegali dhe Anglia luajnë të dielën në një të tetën e finales në stadiumin “Al Bayt”, në orën 20:00.
Anglia është favorite për të kaluar në çerekfinale, por asistenti i Cisses, Regis Bogaert, ka beson se rezultatet befasuese në këtë Botëror, mund ta inspirojnë Senegalin.
Artikuj të ngjashëm
-
Anglia, gati për duelin me Senegalin
-
Akuza: Mjeku i Senegalit në Botëror ishte i trajnuar për... gjinekolog
-
Gueye refuzon të luajë për Senegalin nën drejtimin e trajnerëve aktualë
-
Quansah dhe James mungojnë në stërvitjen e Anglisë
-
Probleme financiare e organizative te Senegali para ndeshjes me Norvegjinë