Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Gueye refuzon të luajë për Senegalin nën drejtimin e trajnerëve aktualë

Pape Gueye

Mesfushori Pape Gueye ka thënë se nuk do të paraqitet më për Senegalin nën drejtimin e trajnerëve aktualë pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Senegali u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes 3:2 nga Belgjika, në kuadër të 1/16 e finales të Kupës së Botës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Senegali ishte duke udhëhequr 2:0 deri në minutën e 85-të, por Belgjika përmbysi rezultatin dhe fitoi 3:2.

“Për sa kohë që është ky staf teknik në udhëheqje, unë nuk do të paraqitem për ekipin kombëtar”, ka shkruar 27-vjeçari në Instagram.

Senegali udhëhiqet nga Pape Thiaw.