Astrit Selmani ka luajtur për 68 minuta në plejofin e Ligës së Konferencës.
Ishte ndeshja e parë e rëndësishme për të hyrë në fazën e grupeve të garës së re të UEFA-s, e që është niveli i tretë i futbollit evropian.
Skuadra e Selmanit, Hammarby, u mposht të enjten në mbrëmje në udhëtim nga gjiganti zviceran, Baseli, me rezultatin 3:1
Arthur Cabral i realizoi të tria golat për skuadrën zvicerane, pjesë e të cilit është edhe mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka. Xhaka për pak sa nuk realizoi gol të shkëlqyer në minutën e 47-t kur gjuajti nga një distancë shumë e largët. E qëlloi traversën. U zëvendësua në minutën e 72-t. Pajtim Kasami te Baseli e kompletoi ndeshjen, ndërsa Tician Tushi ishte në bankën rezervë.
Cabral realizoi në minutat 30’, 87’ dhe 90’. Të fundit e realizoi nga penalltia. Golin e vetëm për vizitorët e shënoi zëvendësuesi i Selmanit, Abbe Khalili.
Hammarby do të duhet ta përmbys rezultatin pas një jave në “Tele2 Arena” në Stokholm.